RUSI 2018

Botërori alternativ, ja si do luanin kombëtaret nëse do të grumbullonin vetëm “vendasit”

Cila kombëtare do të ishte më e fortë nëse do të ishin të detyruara të merrnin vetëm lojtarët që luajnë në kampionatet vendase? Kjo është pyetja e ngritur nga “Bleacher Report”, që ka përpiluar një renditje të kombëtareve më të forta, duke përjashtuar yjet që luajnë jashtë vendit të tyre. Për 10 të parat janë përzgjedhur ekipe prej 23 lojtarësh, sikur këto të merrnin pjesë realisht në Kupën e Botës dhe emrat me të zeza janë të atyre që mendohet se do të ishin titullarë. Lojtarët që janë tërhequr, si Buffon, janë kthyer në ekip vetëm për këtë klasifikim të veçantë.

15 Belgjika

Matz Sels; Dion Cools, Brandon Mechele, Dorian Dessoleil, Sebastien Pocognoli; Anthony Limbombe, Leander Dendoncker, Sven Kums, Edmilson Junior; Hans Vanaken, Aaron Leya Iseka

14 Meksika

Jesus Corona; Edson Alvarez, Hugo Ayala, Nestor Araujo, Jesus Gallardo; Jesus Molina, Jonathan Gonzalez, Rodolfo Pizarro; Javier Aquino, Oribe Peralta, Alan Pulido

13 USA

Zack Steffen; Justin Morroë, Walker Zimmerman, Ike Opara, Greg Garza; Tyler Adams, Michael Bradley, Benny Feilhaber, Darlington Nagbe, Sacha Kljestan; Jozy Altidore

12 Rusia

Igor Akinfeev; Mario Fernandes, Georgi Dzhikiya, Viktor Vasin, Fyodor Kudryashov, Konstantin Rausch; Denis Glushakov, Alan Dzagoev, Alexander Golovin; Alexander Kokorin, Fedor Smolov

11 Argjentina

Franco Armani; Jose Luis Gomez, Gonzalo Rodriguez, Paolo Goltz, Emmanuel Mas; Enzo Perez, Fernando Belluschi, Ignacio Fernandez; Lautaro Martinez, Dario Benedetto, Cristian Pavon

10 Brazili

Portierë: Vanderlei, Diego Alves, Marcelo Grohe

Mbrojtës: Marcos Rocha, Geromel, Rodrigo Caio, Zeca, Fagner, Henrique, Manoel, Diogo Barbosa

Mesfushorë: Arthur, Elias, Everton Ribeiro, Dudu, Lucas Lima, Diego, Hernandes, Ramiro, Maycon

Sulmues: Luan, Gabriel Barbosa, Fred

Ky ekipi Brazilit është i përbërë kryesisht nga yjet e Kupës Libertadores 2017, me Luan, Lucas Lima, Arthur, Dudu dhe Zeca që janë emrat më të rëndësishëm. Kjo është një skuadër e fortë dhe pa pikë të dobëta në asnjë repart, por së cilës i mungon një emër i madh, si Neymar ose Gabriel Jesus.

9 Turqia

Portierë: Volkan Demirel, Volkan Babacan, Onur Kivrak

Mbrojtës: Gokhan Gonul, Serdar Aziz, Ugur Demirok, Caner Erkin, Ahmet Calik, Sener Ozbayrakli, Hasan Ali Kaldirim

Mesfushorë: Mehmet Topal, Ozan Tufan, Emre Belozoglu, Oguzhan Ozyakup, Arda Turan, Gokhan Tore, Tolgay Arslan, Mehmet Ekici, Okay Yokuslu, Selcuk Inan

Sulmues: Burak Yilmaz, Mevlut Erdinc, Muhammet Demir

Lojtarët më të mirë të Besiktas, Galatasaray, Fenerbahce (dhe Instanbul Basaksehir në kohët e fundit) e bëjnë Turqinë një kombëtare të rrezikshme. Kthimi i Arda Turan në shtëpi e ka përforcuar sulmin dhe aktivizimi i tij në krah të Oguzhan Ozyakup i bën turqit shumë të frikshëm. Mungon Cenk Tosun, i cili u largua nga Turqia për Everton-in në janar, duke i hapur vend Burak Yilmaz. Mbrojtësit e krahut janë shumë të mirë, qendërmbrojtësit më pak.

8 Ukraina

Portierë: Andriy Pyatov, Denys Boyko, Andriy Lunin

Mbrojtës: Yevhen Khacheridi, Ivan Ordets, Mykola Matviyenko, Bohdan Butko, Yaroslav Rakitskyi, Sergiy Kryvtsov, Oleksandr Karavayev, Mykola Morozyuk, Artem Fedetskyi

Mesfushorë: Ruslan Rotan, Taras Stepanenko, Denys Harmash, Marlos, Viktor Kovalenko, Serhiy Sydorchuk, Ivan Petrayak, Maksym Malyshev

Sulmues: Artem Besyedin, Oleksandr Gladkiy, Yuri Kolomoyets

Ashtu si Turqia, Ukraina nuk është vendi i parë që të shkon në mendje kur bën një klasifikim të tillë, por ata përfitojnë nga fakti se pjesa më e madhe e yjeve të tyre luajnë për Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kiev. Transferimi i Ruslan Rotan tek këta të fundit, në merkaton e janarit, e bën akoma më të fortë këtë grup. Ai është kapiteni dhe tani mund të marrë vendin e tij në zemër të skuadrës. Mbrojtja dhe mesfusha janë cilësore, por ka mangësi në sulm. Në fakt, golashënuesit më të mirë ukrainas luajnë jashtë vendit. Kështu, detyra për të udhëhequr sulmin do t’i takojë 21-vjeçari Besyedin, i cili ka më pak se 10 grumbullime me kombëtaren.

7 Holanda

Portierë: Jeroen Zoet, Sergio Padt, Marco Bizot

Mbrojtës: Joel Veltman, Frenkie De Jong, Matthijs De Ligt, Ridgeciano Haps, Joshua Brenet, Nick Viergever,

Mesfushorë: Donny Van De Beek, Marco Van Ginkel, Tonny Vilhena, Steven Berghuis, Justin Kluivert, Brandley Kuëas, Jens Toornstra, Bart Ramselaar, Jorrit Hendrix

Sulmues: Luuk De Jong, Klaas-Jan Huntelaar, Robin van Persie

Të gjithë lojtarët e kombëtares së Holandës vijnë nga Ajax, PSV Eindhoven dhe Feyenoord. Kjo nuk duhet të jetë një surprizë. De Jong dhe De Ligt janë dy qendërsulmues premtues, me të parin që mund të mbështesë ekipin edhe në fazën sulmuese. Van Ginkel po zhvillon një sezon shumë të mirë, Kluviert ka shpërthyer dhe Kuwas mund ta konsiderojë veten të pafat që nuk është pjesë e titullarëve.

6 Portugalia

Portierë: Rui Patricio, Bruno Varela, Carlos Marafona

Mbrojtës: Ricardo Pereira, Ricardo Ferreira, Andre Pinto, Fabio Coentrao, Eliseu, Ruben Dias, Domingos Duarte, Ricardo Costa

Mesfushorë: Danilo Pereira, Ëilliam Carvalho, Pizzi, Gelson Martins, Bruno Fernandes, Rafa Silva, Andre Horta, Francisco Geraldes, Ruben Ribeiro

Sulmues: Helder Guedes, Daniel Podence, Rui Pedro

Formacioni titullar i vendasve të Portugalisë ka të njëjtin problem si ai aktuali: mungon një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues i fortë. Guedes i ka zënë vendin Podence-s në formacion për shkak të formës së mirë që po tregon në këtë sezon, por situata e qendërmbrojtësit mbetet një problem. Të paktën, mesfusha është cilësore, mbrojtësit e krahut janë të fortë dhe portieri është një garanci.

5 Franca

Portierë: Stephane Ruffier, Steve Mandanda, Alphonse Areola

Mbrojtës: Djibril Sidibe, Presnel Kimpembe, Adil Rami, Jordan Amavi, Christophe Jallet, Layvin Kurzaëa, Loic Perrin, Jerome Roussillon

Mesfushorë: Adrien Rabiot, Lucas Tousart, Nabil Fekir, Thomas Lemar, Florian Thauvin, Benjamin Andre, Morgan Sanson, Houssem Aouar

Sulmues: Kylian Mbappe, Valere Germain, Alassane Plea

Franca duket më e dobët kur lojtarët vijnë vetëm nga kampionati vendas. Ata nuk kanë sulmuesit më të mirë, portierin e parë, qendërmbrojtësit më të mirë dhe dyshen Pogba-Kante. Por ka shumë zëvendësues cilësorë që mund të marrin vendin e tyre, duke përfshirë Ruffier, Rami, Rabiot dhe Mbappe. Kështu, skuadra mbetet e fortë, por kjo tregon se talentet kryesorë të “Les Bleus” luajnë të gjithë jashtë vendit.

4 Italia

Portierë: Gianluigi Buffon, Gianluigi Donnarumma, Mattia Perin

Mbrojtës: Alessandro Florenzi, Leonardo Bonuçi, Giorgio Chiellini, Mattia De Sciglio, Daniele Rugani, Andrea Barzagli, Andrea Conti

Mesfushorë: Jorginho, Claudio Marchisio, Giacomo Bonaventura, Lorenzo Insigne, Daniele De Rossi, Lorenzo Pellegrini, Federico Bernardeschi, Domenico Berardi, Antonio Candreva, Stephan El Shaaraëy

Sulmues: Ciro Immobile, Andrea Belotti, Eder

Me rikthimin e veteranëve, Italia bëhet përsëri një kombëtare e fortë në letër. Buffon dhe Chiellini kthehen titullarë, ndërsa Barzagli dhe De Rossi përforcojnë stolin. “Axurrët” kanë një mangësi në krahun e majtë të mbrojtjes, ku De Sciglio është alternativa e vetme. Matteo Darmian nuk mund të përzgjidhet, sepse luan jashtë Italisë.

3 Anglia

Portierë: Jack Butland, Jordan Pickford, Joe Hart

Mbrojtës: Kyle Walker, John Stones, Phil Jones, Danny Rose, Kieran Trippier, Ryan Bertrand, Gary Cahill, Harry Maguire

Mesfushorë: Eric Dier, Harry Ëinks, Dele Alli, Raheem Sterling, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Fabian Delph

Sulmues: Harry Kane, Jamie Vardy, Danny Ëelbeck

Anglia përfiton nga fakti se lojtarët e saj nuk preferojnë të luajnë jashtë vendit. Kështu, asnjë lojtar i formacionit të zakonshëm të Gareth Southgate nuk luan jashtë Premier League. Në këtë aspekt, kjo mund të konsiderohet një përzgjedhje e ekipit që do të luajë këtë verë në Kupën e Botës. Ka pak siguri, me ndoshta vetëm 6 pozicione të sigurta – Walker, Stones, Dier, Alli, Sterling dhe Kane. “Tre Luanëve” u mungon një qendërmbrojtës për t’u vënë në krah të Stones dhe nuk kanë një talent në qendrën e mesfushës. Është e paqartë edhes situata e portierit, por gjithçka është në rregull për sa i takon pjesës tjetër.

2 Gjermania

Portierë: Manuel Neuer, Bernd Leno, Ralf Fahrmann

Mbrojtës: Joshua Kimmich, Mats Hummels, Jerome Boateng, Jonas Hector, Niklas Sule, Matthias Ginter, Marvin Plattenhardt

Mesfushorë: Sebastian Rudy, Leon Goretzka, Julian Weigl, Marco Reus, Thomas Muller, Mario Gotze, Lars Stindl, Julian Brandt, Max Meyer, Serge Gnabry

Sulmues: Timo Werner, Sandro Wagner, Kevin Volland

Kjo kombëtare e Gjermanisë duket pak a shumë e ngjashme me atë që Joachim Low pritet të marrë me vete në Rusi, edhe pse ka disa ndryshime të rëndësishme në mesfushë. Pa Toni Kroos, Sami Khedria dhe Mesut Ozil, që luajnë jashtë Gjermanisë, Sebastian Rudy dhe Leon Goretzka kanë marrë pozicionet kyçe. Marco Reus mund të jetë në dyshim për shkak të problemeve fizike, por Julian Brandt dhe Serge Gnabry ofrojnë garanci. Katër mbrojtësit dhe portieri janë të jashtëzakonshëm dhe Werner është lojtari i duhur për të udhëhequr sulmin e “Die Mannschaft”.

1 Spanja

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Sergio Asenjo, Sergio Rico

Mbrojtës: Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique, Jordi Alba, Alvaro Odriozola, Nacho Fernandez, Inigo Martinez

Mesfushorë: Sergio Busquets, Andres Iniesta, Koke, Isco, Marco Asensio, Saul Niguez, Sergi Roberto, Vitolo, Lucas Vazquez

Sulmues: Diego Costa, Rodrigo, Iago Aspas, Aritz Aduriz

Kishte ndonjë dyshim? Mund të bëhet një formacion titullar për Kupën e Botës 2018 me emrat e kësaj liste. Nëse fusim De Gea-n, David Silva-n dhe Thiago Alacantara-n, atëherë do të kishim kombëtaren reale të Spanjës. Ky formacion është i përbërë kryesisht me lojtarë të Real Madrid dhe Barcelona, me Kepa, Koke dhe Costa që kompletojnë 11-shen. Pavarësisht kufizimeve, talenti i këtyre futbollistëve është i padiskutueshëm dhe stoli i “Furive të Kuqe” nuk mund të krahasohet me atë të asnjë kombëtareje tjetër.

Sipas mendimit tuaj, kush e fiton këtë Botëror alternativ? Jepni përgjigjen tuaj në seksionin e komenteve.

Më shumë nga RUSI 2018