Çiklizëm

Botërori i ciklizmit, Eguert Zhupa “Më penalizoi zëvendësimi  i gomës”

Shqipëria u përfaqsua denjësisht edhe pse vetëm me dy cikilistë në Kampionatin Botëror që u zvhillua në Norvegji, nga data 17 deri në 24 shtator. Çiklistët shqiptar, Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj, nuk arritën të ishin pjesë e 50 më të mirëve, por ciklisti Zhupa jo në pak kilometra arriti të rivalizonte në dhjetëshen e Pelotonit.

Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj bën paraqitje të mirë në garën e kronometrit, por ajo që duket se i penalizoi dy sportistët shqiptar, ishte mungesa e asistencës teknike gjatë garave. Këtë gjë e konfirmoi ciklisti Eugert Zhupa, i  kontaktuar nga Telesport sportisti, pas përfundimit të garës së djeshme, u shpreh se ishte në dhjetëshen e parë, me vetëm tre minuta avantazh, por ndalesa për ndërrimin e gomës e penalizoi.

“Isha me 10 vetë përpara, kishim 3 minuta avantazh por bëra gomë dhe nuk pata një asistencë të shpejt për tu futur sërish në grup. Tentova të futesha, por komisari i garës më ndaloi”-ka thënë Zhupa për Telesport. Finalja e madhe ishte ajo e datës 24 shtator. Gara nisi nga qyteti Rong e më pas në Straume për të përfunduar në Bergen. Cirkuiti i kësaj gare ishte 267.5 kilometër. Në fund triumfoi ciklisti Peter Sagan, i cili në sprintin final la pas Aleksandër Krisof.

Më shumë nga Çiklizëm