Çiklizëm

Botërori i kronometrit, Halilaj dhe Zhupa larg më të mirëve

Në Bergen të Norvegjisë ka nisur Kampionati Botëror i Çiklizmit, turne ku përfaqësohet edhe Shqipëria me dy çiklistë: Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj. Dy kuqezinjtë kanë debutuar sot në disiplinën e garës së kronometrit për kategorinë elitë. Në startin e kësaj gare kanë qenë 65 çiklistë dhe paraqitja e dy sportistëve shqiptarë nuk ka qenë shumë pozitive. Halilaj u klasifikua në vendin e 51-të, ndërsa Zhupa u rendit në vendin e 58-të, shumë larg kreut.

Distanca që çiklistët përshkuan në këtë garë ishte 31km dhe kohën më të mirë e dha holandezi Tom Dumoulin, 44’41”, që mori edhe medaljen e artë në këtë Botëror. Redi Halilaj mbërriti në finish pas 6’03” sekonda më shumë se fituesi, ndërsa Eugert Zhupa pas 9’15”, duke mos qenë në asnjë moment mes pretendentëve për medalje. Në këtë Botëror kjo dyshe do të garojë edhe në garën e rrugës, që do të zhvillohet pas dy ditësh, ku pritet një përfaqësim më i mirë.

Ciklisti Eugert Zhupa

Më shumë nga Çiklizëm