• Botërori i Rusisë do të jetë me moviolë në fushë

    Publikuar: 24 Nov 5:58

    Kohët po ndryshojnë, rrjedhimisht edhe futbolli.

    Një nga temat më të nxehta për sportin më popullor në botë, moviola në fushë, është rikthyer në qendër të vëmendjes nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky i fundit njoftoi se teknologjia do të praktikohet në Kupën e Botës “Rusi 2018”, teksa foli në Samitin Ekzekutiv për Futbollin të zhvilluar në Paris, ku morën pjesë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të Federatave anëtare të qeverisë së futbollit.

    Moviola VAR
    Moviola në fushë gjithnjë do të përbëjë debat në botën e futbollit

    Bordi ndërkombëtar i Federatave në marsin e kaluar vendosi që teknologjia në fushë t’i nënshtrohet një testi për dy vjet e gjysmë për të parë sesa do të jetë në gjendje të ndihmojë gjyqtarët në marrjen e vendimeve të duhura në kohë reale. Deri tani, ligat që kanë marrë përsipër kryerjen e këtij testimi janë ato të Gjermanisë, Australisë, Brazilit, Holandës, Portugalisë dhe SHBA-së. Samiti i radhës i FIFA-s do të mbahet në Singapor në datat 6, 7 dhe 8 dhjetor të këtij viti.


    Lexo postimet e tjera