• Bottas dhe Mercedes dominojnë testet në Bahrein

    Publikuar: 20 Apr 12:17

    Piloti finlandez Valtteri Bottas ka qenë më i shpejti në përfundim të dy ditëve test (e martë dhe e mërkurë) që u zhvilluan në Bahrein, 48 orë pas garës së fundit të Formula 1. Finlandezi që garon me Mercedes dha kohën 1’31”280 gjatë sesioneve të bëra në pistën e Sakhir, duke treguar se “pole position” arritur ditën e shtunë nuk ishte një rastësi. Duket se me kalimin e kohës Bottas ka nisur të ambientohet më shumë me makinën kampione Mercedes, teksa në teste dha një kohë më të mirë se shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, që u rendit i katërti në teste. I dyti u klasifikua Sebastian Vettel me Ferrari, që pati edhe probleme gjatë paradites së të mërkurës, ndërsa i treti u rendit Carlos Sainz me Toro Rosso. Këto teste në mes të sezonit ishin të lejuara nga FIA, që kishte lejuar skuadrat të testonin makinat.

    [interaction id=”587cd7c6fef6bbbe783bc3d4″]


    Lexo postimet e tjera