Formula 1

Bottas: I zhgënjyer që nuk dueloj për titullin me Hamilton

Viti 2018 ende nuk ka sjellë asnjë fitore për pilotin finlandez të Mercedes, Valtteri Bottas, në Botërorin e Formula 1. Shpesh urdhërat e skuadrës e kanë detyruar finlandezin të “hapë krahun” apo të ulë shpejtësinë, për të mos penguar Lewis Hamilton të fitojë. E megjithatë, Bottas nuk ka polemizuar askënd, por ka një keqardhje.

Kur jemi në fushë pilotojmë për një skuadër dhe duhet të punojmë në grup. Më vjen keq që ende nuk kam arritur asnjë fitore këtë vit dhe mbi të gjitha që nuk mund të dueloj për titullin me Hamilton. Shpesh kam qenë i pafat, si në Austri apo Azerbajxhan, por ky është sporti dhe jam i detyruar të pranoj situatat e krijuara”, u shpreh Bottas.

Më shumë nga Formula 1