Formula 1

Bottas kritika Mercedes: Tjetër strategji e gabuar e skuadrës

Valtteri Bottas ka mbetur i zhgënjyer nga vendi i katërt që arriti në garën e zhvilluar në pistën e Silverstone (Angli), pasi humbi kreun dhe podiumin vetëm 5 xhiro nga fundi, kur u parakaluar nga Vettel, Hamilton e Raikkonen. Madje në fund rrezikoi që të kaloj edhe nga Ricciardo, por makina e tij Mercedes rezistoi.

Sipas pilotit finlandez të Mercedes, mos ndërrimi i gomave 12 xhiro nga fundi, kur makina e sigurisë hyri në pistë, ndikoi në rezuyltatin final, pasi kjo bëri që rivalët, që hynë në bokse, ta parakalonin.

Duhej të isha ndalur kur në pistë ishte makina e sigurisë edhe pse është më e lehtë ta thuash tani. Në qëndruam në pistë dhe u përpoqëm që të mbronim pozicioni, duke marrë përsipër edhe riskun e këtij veprimi, por në fund u rendita i katërti. Mendoj se bëmë 5 xhiro të tepërta”, tha Bottas.

Gjatë provave nuk kishim provuar kurrë që të qëndronim me këto goma kaq gjatë në pistë. Menduam se do të duronin, por gabuam edhe pse bëra maksimumin për ta fituar. Por kjo nuk mjaftoi për të korrur suksesin e parë”, tha Bottas.

Më shumë nga Formula 1