Formula 1

Bottas e Ricciardo penalizohen me 5 pozicione në startin e garës së Silverstone

Valtteri Bottas do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1, që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Silverstone. Piloti finlandez ka ndërruar kambion e makinës së tij, gjë që nuk pritej këtë fundjavë, duke u penalizuar nga organizatorët e garës me 5 pozicione, sipas rregullores. Kjo gjë i ndodhi një javë më parë edhe Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, një lajm jo i mirë ky për Bottas, që ka hyrë në valle për titull.

Valtteri Bottas i menduar ne bokse

Sot do të zhvillohen provat zyrtare në pistën britanike, që do të vendosin edhe pilotin që do të kapë “pole position” dhe renditjen e makinave për garën e nesërme. Por, pavarësisht rezultatit që do të arrijë sot, Bottas do ta nisë garën 5 vende më pas, çka mund ta ndërlikojë shumë garën e tij. Një lajm i mirë ky për dy makinat Ferrari e veçanërisht për Sebastian Vettel, që sheh një rival më pak për garën e nesërme (Bottas fitoi garën e fundit në Austri).

Makina Red Bull e Daniel Ricciardo

Organziatorët e garës së Silverstone konfirmuan sot se përveç Bottas edhe piloti australian i Red Bull, Daniel Ricciardo, do të penalizohet me 5 pozicione, pasi edhe ai ka ndërruar kambion e makinës së tij. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, para sesionit të tretë të provave të lira dhe automakisht ka ardhur vendimi për të penalizuar pilotin australian. Ricciardo do ta nisë garën e nesërme 5 pozicione më poshtë rezultatit që do të arrijë sot në provat zyrtare.

Më shumë nga Formula 1