Premier League

Bournemouth-Tottenham, miqtë kryesojnë 17 me 1 kundër kuqezinjve

Tottenham do të kërkojë të shërojë plagët e krijuara pas eliminimit të pësuar në Champions League kundër Juventus në mesjavë. Skuadra e Pochettino-s do të luajë në fushën e Bournemouth pasditen e së dielës për javën e 30-të të kampionatit anglez.

Pavarësisht eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, trajneri i “Spurs” ka arsye për të qenë i kënaqur me paraqitjen e bërë nga ekipi i tij në mbrojtje, me Tottenham që nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Për sa i takon ndeshjeve të kampionatit që ka luajtur në transfertë, Tottenham ka marrë 3 fitore dhe barazime në pesë të fundit dhe nuk ka pësuar gol në 3 nga këto 5 sfida.

Duke parë se mbrojtja e Bournemouth ka qenë shumë e lehtë për t’u çarë në javët e fundit (7 gola të pësuar në 3 ndeshjet e fundit të Premier League), nuk do të ishte një befasi nëse Kane dhe Son do të arrinin të dy të gjenin rrugën e golit në “Vitality Stadium”.

Ndërkohë, “Spurs” kanë marrë 5 fitore dhe 1 barazim në 6 ndeshjete fundit të luajtura me Bournemouth dhe kanë një diferencë golash 17-1 kundër kuqezinjve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League