Argetim

Brad Pitt gati të paguante 120,000$ për “Nënën e Dragonjve”

Brad Pitt shumë shpejt do të jetë sërish ‘single’, kështu që nuk është surprizë që është duke kërkuar një shoqëruese të re. Por 120,000$ për disa orë?

E vërteta është se është bërë gjithçka në emër të bamirësisë. Brad do të marrë pjesë në evenimentin e bamirësisë që zhvillon Sean Penn, dhe një nga gjërat që është në ankand është të shikohet një episod i Game of Thrones me Emilia Clarke.

Kur filloi akandi, dhe teksa Emilia po shihte, ishte Bard ai që ofroi 80,000$. Por pasi dikush ofroi më tepër se ai, Brad vendosi të ofronte plot 120,000$.

Gjithsesi ajo shumë nuk mjaftoi pasi ai humbi nga dikush më pak i famshëm se ai, i cili ofroi 160,000$.

Image result for emilia clarke brad pitt


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim