Connect with us

Futboll

Braktis përgatitjet në Spanjë, Abrashi rikthehet në Gjermani

I dëmtuar gjatë miqësores së zhvilluar një ditë më parë ndaj Vaduz, në kuadër të testimeve dhe përgatitjeve që skuara e Freiburg po zhvillon në Sotogrande të Spanjës, mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Amir Abrashi që aktivizohet me ekipin e Bundesliga 1, e ka patur të pamundur të bashkohet sot me ekipin në përgatitjet aerobike dhe atletike të zhvilluara gjatë paradites. Për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të ndjera në kaviljen e dëmtuar,  Abrashi është detyruar të braktisë fazën përgatitore që ekipi i tij po zhvillon në Spanjë, për tu rikthyer në Gjermani.

Abrashi u dëmtua gjatë miqësores me Vaduz, të zhvilluar në Spanjë.

Sipas informacioneve të mediave gjermane, futbollisti shqiptar do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve dhe ekzaminimeve të detajuara për të verifikuar gradën e dëmtimit, me qëllim përcaktimin e llojit të terapisë që do të duhet ndjekur për rikuperimin sa më parë të mesfushorit. Abrashi, kontribues kryesor në ngritjen e Freiburg në Bundesliga 1, rinovoi me ekipin gjerman gjatë muajit dhjetor, duke u konsideruar një futbollist i rëndësishëm për objektivat e skuadrës.

Më shumë nga Futboll