Kampionati Shqiptar

Mesfushori braktis Skënderbeun, Bujar Shabani rikthehet te Feronikeli

Nuk ka vetëm prurje nga Kosova në Shqipëri, sa i takon merkatos dimërore të futbollit. Ndodh në ndonjë rast që ka edhe ndryshim destinacioni. Kështu ka ndodhur me Bujar Shabanin, pjesë e Skënderbeut nga vera e vitit të kaluar, që ka vendosur të kthehet te Feronikeli.

Nuk ka vetëm prurje nga Kosova në Shqipëri, sa i takon merkatos dimërore të futbollit. Ndodh në ndonjë rast që ka edhe ndryshim destinacioni. Kështu ka ndodhur me Bujar Shabanin, pjesë e Skënderbeut nga vera e vitit të kaluar, që ka vendosur të kthehet te Feronikeli. Fakti se nuk ka gjetur hapësira aktivizimi te kampionët e Shqipërisë, nuk udhëtoi dot me ta drejt përgatitores spanjolle, e bënte të pritshëm “divorcin” me juglindorët e trajnerit Mirel Josa.

Bujar-Shabani-dhe-Takaj

Bujar Shabani duke u prezantuar te Skënderbeu, bashkë me presidentin Ardian Takaj

Në fakt, dje, klubi kuqebardhë thoshte se Bujar Shabani nuk ka udhëtuar dot me skuadrën në Marbella, ku po zhvillon 14 ditë përgatitje, për shkak të pasaportës, mirëpo, “gazetaolle.com” në Kosovë ka zbuluar se mesfushori ferizajas do të përforcojë skuadrën e Afrim Tovërlanit, pas largimit të Qemajl Elshanit drejt Partizanit. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit kosovar në “Facebook”.

ZYRTARE: FERONIKELI RIKTHEN BUJAR SHABANIN NGA SKENDERBEU Bujar Shabani pas një aventure në futbollin shqiptare ku…

Posted by KF Feronikeli on 2016-01-06

Shabani i kishte fituar të gjitha me Feronikelin sezonin e shkuar, ndaj tentoi të bënte një hap përpara në karrierë me korçarët, por rivaliteti i madh e la në stol. Kjo gjë nuk mund të vazhdonte më tej, ndaj mesfushori ka preferuar të rikthehet në Kosovë dhe të ketë praktikë loje. Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, është kandidatja kryesore për titull në Kosovë.

[total-poll id=127560]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar