Connect with us

Futboll

I braktisur pa ekip prej 6-muajsh, ish-ylli i Real Madrid udhëheq si kapiten kombëtaren e tij

Sulmuesi afrikan 33-vjeçar nuk zbret në fushë prej 6 muajsh, që kur mbylli kontratën e tij të fundit me Crystal Palace. Por kjo nuk i ka mohuar atij grumbullimin me përfaqësuesen e tij, ku do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit Afrikan. Pikërisht, kthehet Kupa e Afrikës dhe bashkë me këtë kompeticion madhor, rikthehet në fushë edhe Emmanuel Adebayor, i papunë në futbollin europian, por që në kontinentin e zi do të luaj, madje do ta bëjë duke udhëhequr si kapiten përfaqësuesen e tij, Togo. Një grumbullim ky i mbërritur gati si surprizë, por jo për vetë futbollsitin që në Togo zotëron një vlerësim dhe besim të pakushtëzuar. Dhe ndonëse prej më shumë se gjysëm sezoni nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, sulmuesi do të udhëheqë kombin e tij në turneun continental. Sot është pa kontratë, por nëse gjithçka do të shkojë si duhet, aim und të rigjejë një aventurë të re.

Rezultate imazhesh për emmanuel adebayor real madrid

Emmanuel Adebayor nuk luan një ndeshje zyrtare prej më shumë se 6 muaj.

Prej gjashtë muajsh i papunë në futboll. Kontrata e tij me Crystal Palace ka skaduar tashmë prej kohësh, më saktësisht që nga vera e vitit të kaluar, për të qëndruar më pas pushim absolute. Për Emmanuel Adebayor nuk rezultoi asnjë klub që të besonte mjaftueshëm sa për t’i ofruar një kontratë. Asnjë besim, asnjë premtim, asnjë tentativë. Gjashtë muaj të gjatë, gjashtë muaj pa asnjë marrëveshje të re, pa mundur dot të luajë në ndeshje zyrtare, pa patur shansin që të shfaqet e të tregojë vlerat e tij. Por në vendin e tij nuk duket se është e nevojshme, sepse vetë Adebayor është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Afrikës.

Rezultate imazhesh për emmanuel adebayor togo

Adebayor do të jetë kapiteni i Togos në Kupën e Afrikës.

Do të jetë kapiteni i Togos, pasi grumbullimi i tij nuk është vetëm honorifik, përkundrazi, ai do të luajë si titullar dhe madje do të udhëheqë përfaqësuesen e tij në rolin e kapitenit të kombit afrikan. Sulmuesi 33-vjeçar do të mund të drejtojë ekipin e tij drejt një kualifikimi të vështirë në grupin me Republikën Domenikane të Kongos, Bregun e Fildishtë dhe Marokun. Nëse ia del të kualifikojë kombin e tij përtej grupeve, atëherë ai vërtetë mund të aspirojë për ndonjë kontratë të re falë paraqitjeve. Në të vërtetë, edhe verën e kaluar rreth sulmuesit afrikan u soll rrotull ndonjë ofertë, por në fund gjithçka u venit. Ishte Lyon që bëri hapin para, por klubi francez kishte një kusht, refuzimin e sulmuesit për Kupën e Afrikës. Një ofertë që u rrëzua nga vetë futbollisti, çka bëri që edhe tratativat të dështonin.

[interaction id=”5873e042122b4b812e1431f5″]

Më shumë nga Futboll