Futboll

Bravo “Bobi”!

Trajneri i “Partizanit” Sulejman Starova dha dorëheqjen. Kjo ishte përgjigja e tij ndaj tifozëve të cilët e kritikojnë dhe e bëjnë përgjegjës për mosmbajtjen e fjalës së dhënë,përmbushjen e synimit për ta bërë kampion “Partizanin”. Starova tha se “Partizanit” ja vodhën sërish kampionatin, dhe për këtë ai prap ishte i bindur por tifozët mendojnë ndryshe dhe tifozët janë si blerësi në një dyqan serioz. Kanë gjithmonë të drejtë!

“Bobi” si e ka nofkën Starova nuk u tha tifozëve “Hej,çfarë po thoni! Kur luaja unë me “Partizanin” shumica juaj nuk kish lindur akoma!”. As nuk u numëroi meritat si trajner dhe si “Partizanas” 24 karat! Jo! Ai mori përgjegjësinë mbi vete dhe veproi si BOB i vërtetë!

Opinion nga Ilir Kadia

Më shumë nga Futboll