Futboll

Brazil, Neymar: “Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”

Një foto që shpjegon çdo të thotë të luash në La Paz, 3600 metra mbi nivelin e detit: ajri rrallohet, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe bombolat e oksigjenit në dhomat e zhveshjes bëhen të domosdoshme. Përmes një postimi Federata Braziliane e Futbollit ka fiksuar kështu Neymar me shokë që shfaqen me maska në fytyrë në fund të ndeshjes e cila u mbyll barazim 0-0 me Bolivinë: një fotografi emblematike. Vetë ylli i PSG-së ka kompetuar në profilin e tij në Instagram: “Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”. Sigurisht jo për ata që nuk kanë lindur dhe nuk janë rritur në lartësi të tilla.

Image result for neymar oxygen

Më shumë nga Futboll