Futboll

Brazili dhe Neymar firmosin marrëveshjen me Tottenham!!!

Brazili dhe Neymar firmosin marrëveshjen me Tottenham!!!

Brazili ka firmosur një marrëveshje me Tottenham Hotspurt dhe do të përdorë ambientet ku stërvitet klubi i Premier League, gjatë grumbullimit para Kupës së Botës 2018 në Rusi. Pesë herë kampionët e Europës do të stërviten në Londër për miqësoret kundër Kroacisë më 3 qershor, në një stadium anglez që ende nuk është përcaktuar dhe kundër Austrisë më 10 qershor në Vjenë.

Brazili është në Grupin E të Kupës së Botës dhe do ta luajë ndeshjen e parë kundër Zvicrës më 17 qershor, pastaj do të ndeshet me Kosta Rikën dhe Serbinë

“Si vazhdim i miqësisë dhe bashkëpunimit me Tottenham, kemi rënë dakord që skuadra do të grumbullohet në Londër dhe do të stërvitet në ambientet e klubit të Tottenham duke nisur nga data 28 maj. Ne do të kemi në dispozicion një palestër, një pishinë, hotelin e klubit dhe dy fusha futbolli me bar natyral sipas standardeve të FIFA-s,” – shkruhej në komunikatën për shtyp të Federatës Braziliane të Futbollit.

Më shumë nga Futboll