Connect with us

RUSI 2018

Brazili, kombëtarja e parë që kualifikohet në “Botërorin 2018”

Brazili u bë vendi i parë, që siguron kualifikimin për në fazën finale të Kupës së Botës së vitit 2018. Këtë gjë e arriti të mërkurën

Brazili u bë vendi i parë, që siguron kualifikimin për në fazën finale të Kupës së Botës së vitit 2018. Këtë gjë e arriti të mërkurën, pasi Selecao fitoi, ndërsa kjo u shoqërua me humbjen e Uruguajit. Kombëtarja e Neymar me shokë bëhet kësisoji e dyta, që siguron finalet e “Rusia 2018”, pas vendit organizator, që e gëzon këtë të drejtë pa garuar fare në eliminatore. Pra, Rusia është automatikisht e kualifikuar si vendi mikpritës i turneut në fjalë.

Brazili mundi Paraguajin 3-0 të mërkurën në mbrëmje, pastaj shikoi sesi Peruja fitoi 2-1 ndaj Uruguajit më vonë. Të verdhët humbën ndeshjen e parë kualifikuese në “Conmebol”, në fushën e Kilit, por nuk janë mposhtur më në 13 ndeshjet e mëvonshme. Ky formacion yjor ka grumbulluar 33 pikë pas 14 ndeshjeve, me 10 fitore, 1 humbje dhe 3 barazime. Kombëtarja braziliane është ringjallur dhe tjetërsuar pas humbjes shokuese 7-1 si vend pritës, ndaj Gjermanisë, në “Botërorin 2014”.

Më shumë nga RUSI 2018