Kampionati Shqiptar

Bregu: Dedikimi i golit ishte çështje zemre, nuk tregohet!

Dejvi Bregu ka shënuar golin e barazimit në minutën e 80-të, duke shmangur të tijtë nga humbja në shtëpi, në javën e 13-të të Superiores. Sulmuesi vlonjat i Skënderbeut ka ndëshkuar skuadrën e qytetit të tij, Flamurtarin, i cili nuk besoi tek ai. Sidoqoftë, djaloshi i talentuar nuk ka më asnjë ndjesi për ngjyrat kuqezi, ndaj e deklaron këtë pa drojë edhe në prononcimin e vet për “Supersport”: “Nuk po kalojmë një situatë të mirë. Besoj se është mungesë përqendrimi. Nuk e meritojmë këtë moment. Kemi krijuar shumë, por fati nuk ka qenë me ne. Shpresoj që të na kthehet sa më shpejt fati. Nuk kam asnjë lloj ndenje kur i shënoj Flamurtarit.

Ndihem njësoj sikur u shënoj të gjitha skuadrave të tjera. Merkatoj a e janarit? Nuk e di çfarë do të bëjë klubi. Duhet të kërkojmë një numër 9, që edhe Lamçja të kthehet në pozicionin e tij natyral. Ndoshta mund të kisha provuar të shënoja që në pjesën e parë. Golat i pësojmë nga momentet e shpërqendrimit. Dedikimi i golit është çështje zemre, nuk tregohet. Reparti ynë ofensiv është mjaft kualitativ. Jemi një nga repartet sulmues më të mirë në Shqipëri. Shpresoj që ndeshjet e tjera të jemi më rezultativë. Xhup i kuq? Është shumë vonë deri në janar, unë jam këtu tani edhe do të respektoj xhupin që kam veshur. Nuk i dihet çdo të ndodhë deri atëherë”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar