Futboll

Bregu, “SMS” Skënderbeut: Ekipi që më përshtatet

Mesfushori i Luftëtarit, Dejvi Bregu, sot shënoi një gol të bukur ndaj Tiranës në fitoren 2-1 të gjirokastritëve në shtëpi, duke u rikonfirmuar si një “hit” i padiskutueshëm i Kategorisë Superiore. Ai është në një formë të shkëlqyer, por për fatin e tij të keq do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Kukësit (u ndëshkua me karton të verdhë). I intervistuar në “Super Sport” pas triumfit, Bregu shprehu hapur pakënaqësinë e tij për vendimin e gjyqtarit dhe tha se dyshon se qe diçka e planifikuar.

“Më vjen keq që nuk do të jem në Kukës. Nuk e meritoja kartonin. Shënova një gol në pozicion jashtë loje, por nuk kishte arsye pse të ndëshkohesha. Unë gjuajta dhe shënova, nuk largova topin apo vonova lojën, ndaj nuk mund ta dëgjoja në kohë fishkëllimën e gjyqtarit. Më duket një ndëshkim tendencioz, – deklaroi vlonjati. Në fund, i pyetur se ku do të dëshironte të luante në sezonin e ri, ai zgjodhi Skënderbeun. “Them se loja ime i përshtatet Skënderbeut, ekipi më i kompletuar sivjet, por kjo mbetet për t’u parë”.

 

Më shumë nga Futboll