Peshëngritje

Briken Calja konfirmon: Jam zyrtarisht në Olimpiadë

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare nmë “Facebook”, peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka deklaruar se do të jetë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, që nisin më 5 gusht në Brazil. Edhe pse prej muajsh Federata Shqiptare e Peshëngritjes …

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare nmë “Facebook”, peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka deklaruar se do të jetë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, që nisin më 5 gusht në Brazil. Edhe pse prej muajsh Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka deklaruar se do të shkonte me 2 shtangistë meshkuj e një femër, ende kjo s’ka qenë zyrtare. Por sot Calja ka deklaruar se do të shkojë në “Rio 2016”, duke qenë kështu peshëngritësi i parë kuqezi në këtë turne olimpik.

Shtangisti nga Shtërmeni garon në peshën 69kg, ku është i dhjeti në botë. Nuk dihet ende nëse do të shoqërohet edhe nga ndonjë shtangist tjetër (përflitet për Ekand Qerimajn). Calja iu rikthyer një vit më parë aktivitete pas një pezullimi 2-vjeçar për përdorim dopingu. Ai ka marrë pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës, 4 vite më parë.

[interaction id=”56aa411eef54eee31e3a7200″]

Më shumë nga Peshëngritje