Çiklizëm

Britaniku Chris Froome zgjidhet “Çiklisti më i mirë i vitit”

Çiklisti britanik Christofer Froome, që garon me skuadrën e Sky, është zgjedhur sot si “Çiklisti më i mirë i vitit 2017”. Froome, që është edhe kapiten i skuadrës Sky, fitoi duelin me çiklistin sllovak Peter Sagan, që u klasifikua i dyti. Këtë vit, britaniku fitoi si Turin e Francës ashtu edhe Vueltën e Spanjës, duke treguar një formë të shkëlqyer.

Froome u bë çiklisti i tretë në histori që i fiton këto dy turne brenda një viti, pas Jacques Anquetil në vitin 2963 dhe Bernard Hinault, më vitin 2978. Britaniku, 4 herë fitues i Turit të Francës, pas marrjes së çmimit “Velo d’Or”, tha: “Ky është një sezon që do ta kujtoj gjithnjë ne jetën time, fitova gjithçka dhe jam i lumtur për këtë çmim”.

Më shumë nga Çiklizëm