UFC

Brock Lesnar rinovon me WWE, lë në pritje duelin për titull me Cormier

Sfida e titullit kampion bote në peshën e rëndë mes kampionit aktual të këtij Divizioni në UFC, Daniel Cormier dhe ish-kampionit Brock Lesnar, duke shumë larg realizimit. Jo vetëm sepse Lesnar duhet të nisë procedurat dhe të kompletojë programin antidoping të Usada, por tashmë ai është në prag të rinovimit të kontratës me 6 muaj me WWE-në (World Wrestling Entertainment). Pas pezullimit të mëparshëm për shkak të dopingut, Lesnar duhet të qëndrojë 6 muaj pushim deri sa të rikthehet sërish në kafaz.

Në rastin më të mirë, në rast se Lesnar konfirmon sot rikthimin në UFC, ai mund të duelojë në maj të 2019-ës ndaj Daniel Cormier, por kjo duket e parealizueshme. Dana White nuk i beson shumë ish-kampionit të botës, që edhe më parë e ka “tradhëtuar”, ndaj vendosi që Cormier të mbrojë titullin ndaj Derrick Lewis javën e kaluar.

Sipas “MMA Mania”, Lesnar ka arritur një marrëveshje të fshehtë me WWE-në, ku ai pritet të duelojë në ring në disa evente radhazi gjatë 2019-ës, duke lënë kështu në pritje duelin me Cormier dhe rikthimin e tij në kafaz. Lesnar është i planifikuar të duelojë në “WrestleMania” në prill të 2019-ës, çka e bën të pamundur duelin me kampionin e botës. Tashmë UFC-së i duhet t’i gjejë një rival Cormier për të mbrojtur titullin.

Më shumë nga UFC