NBA

Bryant kritika LeBron: Nuk besoi te skuadra, i vetëm nuk fitohet

Për Kobe Bryant, fitimi i titullit kampion nga ana e skuadrës së Golden State nuk është një surprizë, pasi sipas tij fitoi ekipi më i mirë, më i kompletuar dhe që ka më shumë yje, një ekip ku kolektiviteti bëri diferencën me individin. Një deklaratë disi thumbuese karshi LeBron James, që i vetëm u përpoq t’i jepte titullin ekipit të Cleveland Cavaliers, por dështoi. “Në karrierën time kam mësuar se i vetëm nuk fitohet dhe trajneri Phil Jackson më shtynte gjithnjë e më shumë që të besoja te kolegët. Unë nuk besoj se LeBron duhej të jepte më shumë për të fituar titullin, përkundrazi, ai duhej të kishte më shumë besim te shokët e skuadrës”, u shpreh Kobe Bryant.

LeBron kishte ata shokë skuadre që ka dhe me ta duhej t andante ojën, me ta duhej ta ndërtonte fitoren, të mirë apo të këqinj qofshin ata. Ai duhej t’i motivonte ata, të merrte më të mirën, të bënte më mirë detyrën e liderit. E rëndësishme është të gjesh ekuilibrin e duhur”, tha Bryant, që në fund kritikon LeBron për deklaratat e tij se dha maksimumin në fushë. “Në fund të fundit nuk ia vlen të ankohësh, pasi ai që ka rëndësi është titullit kampion. Dhe një lojtar duhet të gjejë të gjitha mënyrat për t’ia dalë mbanë. LeBron duhet ende sot të gjejë të gjitha mënyrat e mundshme për t’ia dalë mbanë, pasi është dhe mbetet një kampion”, tha Bryant.

Më shumë nga NBA