NBA

Bryant mirëpret LeBron: Pjesë e familjes, jam gati nëse ka nevojë për mua

Kobe Bryant, ikona dhe legjenda e skuadrës së Lakers dhe e NBA-së, ka deklaruar se e ka mirëpritur vendimin e LeBron James për të luajtur me kalifornianët sezonin e ardhshëm. “King James” nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me Lakers, ndërkohë që pas tij erdhi edhe Rajon Rondo dhe pritet të mbërrijë edhe Kawhi Leonard, për ta bërë skuadrën e Los Anxhelosit pretendente për titullin sezonin e ri.

Tashmë LeBron është pjesë e familjes tonë, ndaj për çfarëdo gjëje që të ketë nevojë, unë do të jem aty për ta ndihmuar”, u shpreh Kobe Bryant, që ka luajtur për 20 sezone me Lakers, duke fituar edhe 5 tituj kampionë në NBA. “Ne kemi luajtur bashkë disa herë me kombëtaren dhe gjithnjë kam ëndërruar që të jap ndihmën time, duke punuar me LeBron. Më në fund kjo gjë do të konkretizohet”, tha më tej Bryant.

Edhe pse impakti i parë i James me Lakers mund të jetë i vështirë, Kobe shprehet se vendimi për të ardhur në Los Anxhelos është i duhuri. “LeBron është nga ata kampionë që nuk ka frikë nga sfidat, ndaj transferimi te Lakers ishte vendimi i duhur. Ky ekip ka histori dhe me LeBron do të rikthehemi të jemi dominues në NBA. Duhet pak durim në fillim, por në fund do të korrim rezultate të mëdha”, u shpreh Kobe Bryant, që dy vite më parë u tërhoq nga basketbollit.

Më shumë nga NBA