• BT Sport blen të drejtat ekskluzive të Champions League deri në 2021 për 1.4 miliard €

    Publikuar: 6 Mar 5:19

    BT Sport ka mundur Sky Sports duke mbajtur të drejtat ekskluzive të Champions League deri në vitin 2021 në një marrëveshje 1.4 miliard euro, dhe gjithashtu ka siguruar edhe të drejtat për të treguar momentet kulmore të ndeshjeve në fund të takimeve duke bërë që shumë televizione të mos kenë më të drejta për t’i shfaqur ato. Pagesa rekord për të drejtat ekskluzive është një rritje e konsiderueshme në krahasim me atë që BT Sport pagoi në vitin 2013, kur duhet të paguanin vetëm 1 miliard euro për të siguruar transmetimin e futbollit evropian nga viti 2015 deri në 2018.

    Image result for bt sport champions league

    Kontrata tashmë është rinovuar deri në 2021. BT Sport do të krijojë klipe javore të momenteve më të bukura të ndeshjeve si golat dhe rastet për t’u shfrytëzuar falas nga mediet sociale por i ka hequr të drejton kanaleve tokësore t’i përdorin. John Petter, CEO te BT, shprehet: “Jemi të lumtur që kemi rinovuar këto të drejta. UEFA Champions League dhe UEFA Europa League janë dy prej kompeticioneve më të mira në botë dhe do të donim të falënderonim UEFA-n që na zgjodhi ne për të qenë transmetuesi ekskluziv në Britani. Champions League do të bëhet akoma më e fortë në vitet në vazhdim.”  


    Lexo postimet e tjera