Kampionatet në Europë

BTV (kanali televiziv i Benfica-s) ka publikuar listën e skuadrave më të korruptuara, ndër to edhe një shqiptare

BTV, stacioni televiziv i Benfica-s, ka një emision ku ish-zv.presidenti i klubit ka treguar një listë me klubet më të korruptuara të Evropës, e publikuar nga Daily Mail. Vendi i parë në listë është Marseille, që është përfolur për skandal dopingu, Juventus prej Calciopoli-t dhe FC Porto që është akuzuar shpeshherë për korrupsion në Portugali. Emri që ka çuditur të gjithë, të paktën ne që jetojmë në Shqipëri, se në listë është përfshirë edhe një skuadër shqiptare, thuajse e harruar tashmë. Bëhet fjalë për Tomorin e Beratit. Nuk shpjegohet arsyeja e përfshirjes së Tomorit në listë, kështu që mund të hamendësoni, siç po e bëjmë edhe ne.

Më shumë nga Kampionatet në Europë