Champions League

Buffon, 4 vite më parë: Fituesit e gjejnë një mënyrë, humbësit dhe mediokrit gjejnë justifikime

Ishte viti 2014, kur Juventus mposhti Roma-n pas një ndeshjeje që pati shumë polemika si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Nuk ishte hera e parë që Juventus akuzohej për favorizime nga arbitrat italianë.

Është një çështje për të cilën edhe është dënuar në të shkuarën.

Dhe sa ironike kur sheh sesi lojtarët e Zonjës që i vërsulen arbitrit për një vendim të padrejtë pasi normalisht ata janë lojtarët që favorizohen, të paktën në Serie A.

Juventus pësoi një disfatë të rëndë të mërkurën në darkë kur u eliminua falë një penalltie të akorduar në sekondat e fundit të ndeshjes. Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, por mbase Real duhet vetëm t’i përmendë Buffon-it një shprehje që ai e ka thënë vetë katër vite më parë.

“Fituesit gjithmonë e gjejnë një mënyrë, ndërsa humbësit dhe mediokrit gjithmonë e gjejnë një justifikim. Është një shprehje që mund të përshtatet edhe në jetën e përditshme dhe jo vetëm në sport,” ishin fjalët e legjendës italiane.

Epo atëherë, Buffon, mos i harro gjërat që ke thënë se ato rikthehen herët apo vonë në jetën tënde.

Më shumë nga Champions League