Bundesliga

Buffon apo Starke? Gjermani ka fituar më shumë…

Numra, statistika, trofe… janë pjesë e futbollit. Buffon arriti të ruajë rrjetën të paprekur edhe një herë tjetër në Champions League dhe Juventus nuk pëson gol që nga 22 nëntori në Sevilje. Që atëherë bardhezinjtë kanë luajtur 6 ndeshje (5 me Gigi në portë) por nuk e kanë nxjerrë asnjëherë topin nga rrjeta. Nëse Buffon merr lëvdatat e të gjithë botës, numri 1 i “Zonjës së Vjetër” është i detyruar të përulet para një kolegu. Neuer? Casillas? Courtois? Absolutisht jo. Për disa shifra është Tom Starke, portieri i Bayern Monaco, ai që ka fituar më shumë se Buffon.

Gianluigi Buffon denied the principality team's dangerous strikers, including Kylian Mbappe

Portieri i Bayern Munich, i lindur në vitin 1981, nuk ka pasur një karrierë shumë të lavdishme. Në stol te Leverkusen, në stol te Hamburg, pastaj luajti me Paderborn, Duisburg dhe Hoffenheim, përpara se të kalonte te bavarezët në vitin 2012. Atje qëndroi sërish në stol. Në fillim ishte i dyti i Neuer më pas kaloi i treti edhe pas Pep Reina dhe tani i treti pas Ulreich. Kontrata e tij me bavarezët mbyllet në qershor. Do të jetë fundi i një historie të pasur me troge. Që nga sezoni 2012-13, Starke ka fituar 13 tituj.

Image result for Tom Starke

Stake ka vënë në qafë 13 medalje fituesi edhe pse ka luajtur vetëm 7 ndeshje në 4 sezone, 6 prej të cilave i ka fituar, por ka qenë titullar në humbjen e pësuar në Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmund, në vitin 2013. Në total ai e ka veshur 630 minuta fanellën e Bayern, pesë herë në Bundesligë, 1 herë në Kupën e Gjermanisë dhe 1 herë në Superkupën e Gjermanisë. Edhe pse nuk zbret në fushë që nga marsi 2014 ai vazhdon të marrë trofe dhe të mbushte me medalje.

Image result for Tom Starke

Në fakt, ka fituar një titull çdo 48 minuta të luajtura me Bayern dhe para tij Buffon është një humbës. Për të arritur në kuotën e 13 titujve në karrierë, Gigi pati nevojë për 10 vite karrierë. Teksa ai priste të gjitha tentativat e Monaco duke i treguar të gjithë botës se është më i miri, Starke qëndron i ulur në stol dhe sheh shokët, sepse në këtë mënyrë ai fiton 2 trofe për çdo ndeshje që luan. Numra, statistika, trofe… janë pjesë e futbollit, por duke lënë mënjanë provokimet të gjithë e dimë se cili mes Stake dhe Buffon është bërë “legjendë” një herë e përgjithmonë.

Më shumë nga Bundesliga