Futboll

Buffon: “Bonucci? Mbrojtja e Juves nuik ka zili askënd”

“Ta nisim sezonin me këmbën e mbarë!”. Objektivi Superkupa e Italisë për Gianluigi Buffon në konferencën për mediat të dhënë në Romë, në prag të sfidës kundër Lazio. “Ekzistojnë të gjitha kushtet për të bërë një ndeshje të madhe. Lazio është një kundërshtar që kemi respektuar gjithmonë dhe i druhemi. Të fitojmë Superkupën dh eta nisim këtë sezon me këmbën e mbarë”, deklaron kapiteni i Juventus.

Rezultate imazhesh për juventus lazio supercoppa

“Njëlloj sikurse nuk mund të humbasim, ashtu edhe nuk mund të fitohet përjetësisht. Nëse askush nuk e kishte fituar më parë gjashtë herë radhazi kampionatin, një motiv duhet të ketë patur. Kundërshtarët janë përforcuar, por ne jemi gjithmonë ne. Jam i bindur se do ta dëshmojmë në fushë, do të jemi gjthmonë aty. Të thuash në gusht se ne jemi më të fortët nuk ka sens. Pas pak do të jenë provat e vërteta dhe aty do të japim përgjigjet tona. Juve është gjithmonë shumë e fortë. Na takon ne që të tregojmë se sat ë fortë do të jemi”, vijoi Buffon.

“Hera e parë pa Bonucci? Mbrojtjen këtë vit e shoh të fortë dhe do të jetë një pikë force e skuadrës, njëlloj sikurse ka qenë gjithmonë. Futbollistët që përbëjnë repartin difensiv nuk kanë asgjë për t’i patur zili askujt. Pasardhësi i Buffon? Szczesny është sigurisht njeriu i duhur. Juventus ka marrë portierin më të mirë të vitit të kaluar. Mund të them se është një djalosh që është përshtatur shumë mirë me grupin, për mënyrën se si mendohet te Juventus. Në këtë skuadër, askush më shumë se Dybala nuk mund të merrte atë lavdi dhe mirënjohje nga ana e klubit. Është një sinjal shumë i bukur. Një talent si ai mund të përfaqësojë numrin 10, ishte i vetmi që e meritonte”, përfundoi veterani i portës bardhezi.

Më shumë nga Futboll