Ligue 1

Buffon debuton me humbje, PSG pëson 4 gola nga “Interi” francez

Portieri i ri i Paris Saint-Germain ka debutuar në miqësoren që kampionët e Ligue 1 kanë zhvilluar kundër FC Chambly, klubi që ka një stemë të frymëzuar nga Inter. Ka qenë një debutim i hidhur për italianin, me Chambly që ka fituar 4-2.

Fakti interesant është se në listën e të grumbulluarve nga trajneri Tuchel ka qenë edhe Timothy Weah, një mbiemër që nuk kalon pa u vënë re dhe që është më i pranishëm se kurrë në fatin e ish-juventinit.

Në fakt, në 19 nëntorin e largët të 1995-ës, Buffon ka debutuar në moshën 17 vjeç pikërisht kundër Milan-it të George, i cili ka fituar Topin e Artë pak ditë më pas: në atë kohë ai luante me Parma-n dhe në atë ndeshje arriti ta mbante rrjetën e portës së tij të paprekur falë disa ndërhyrjeve të bukura.

Tani, 23 vite më pas, portieri 40-vjeçar ka bwrw për një debutim tjetër, por gjithmonë me një Weah në fatin e tij, duke parë se djali i presidentit aktual të Libisë, që ka kombësi amerikane, është shoku i tij i skuadrës.

Më shumë nga Ligue 1