Futboll

Buffon: Donnarumma është e ardhmja, unë kam luftuar depresionin

Buffon: Donnarumma është e ardhmja, unë kam luftuar depresionin

Pavarësisht nga gabimi në golin e barazimit të shënuar nga Tottenham, edhe në natën e Champions League, Gigi Buffon tregon edhe një herë se është numri 1, pavarësisht nga karta e identitetit. Në pritje për të parë nëse do të shtyjë lamtumirën dhe nëse do të veshë fanellën e Italisë në dy ndeshje miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë, kapiteni i Juventus dhe përfaqësuese ka folur në një intervistë për dy tema, Donnarumma dhe dëmtimi!

Donnarumma – “Nuk mund të them gënjeshtra ose fraza falso. E vërteta është që duhet të takohem me presidentin e Juventus me të cilin kemi një pakt xhentilemenësh që nënshkruam në fillim të kampionatit. Do të takohem me Agnelli edhe në fund të kampionatit dhe aty do të marrë një vendim përfundimtar. E vërteta është se një futbollist nuk vendos kurrë të tërhiqet. Unë mendoj se për aftësitë që ka dhe mënyrën si e ka nisur karrierën Donnarumma është portieri i momentit dhe për të flasin të gjithë. Unë mendoj se ai do të jetë portieri i ardhshëm i Italisë. Pastaj mendoj se ka dy apo tre djem të tjerë që po punojnë mirë dhe mund ta rivalizojnë në të ardhmen.”

“Sëmundja” – “Calciopolo dhe bastet më kanë bërë keq, sepse jo vetëm një herë, por në dy situata është hedhur shumë baltë mbi mua dhe mbi të gjitha për një aspekt që për mua është shumë i rëndësishëm, ndershmëria sportive. Kjo është një pikë që nuk toleroj. Ka qenë një pushkatim i mirëfilltë ndaj një sportisti dhe njeriu që nuk e meritonte absolutisht. Ka momente shumë të vështira në jetë ku duhet të bësh llogaritë edhe me disa gropa të zeza që të hedhin në depresion. Gjithsesi janë momente që kalojnë dhe i ndodhin të gjithëve, por duhet të bësh kujdes sepse rrezikon edhe të mos dalësh më nga trishtimi.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll