Futboll

Buffon: “Dua Verratti dhe Balotelli te Italia”

Gigi Buffon ka besim se Marco Verratti dhe Mario Balotelli do të kenë një të ardhme plot suksese te Italia. “Kam takuar shumë pak lojtarë që janë njerëz aq të mirë sa Balotelli,” shprehet legjenda e portës së Juventus për L’Equipe.

Gigi Buffon ka besim se Marco Verratti dhe Mario Balotelli do të kenë një të ardhme plot suksese te Italia. “Kam takuar shumë pak lojtarë që janë njerëz aq të mirë sa Balotelli,” shprehet legjenda e portës së Juventus për L’Equipe. “Nevrikosem kur dëgjoj njerëz që flasin keq për të, pasi është një djalë me zemër prej floriri. Ai është bujar, i ri dhe të gjithë e duan. Ai është vetëm 26 vjeç dhe mund të luajë edhe 10 vite të tjera. Për sa i përket Verrattit, ai është një talent i pabesueshëm. Ai e filloi sezonin e tij te PSG jo mirë për shkak të dëmtimeve që bënë të humbte edhe Euro 2016 por tani po e rimerr veten.”

Image result for verratti balotelli buffon

“Nëse nuk e fillon përherë si titullar te Italia është pasi në pozicionin e tij është një futbollist i madh si De Rossi. Mendoj se Verratti do të jetë lideri dhe kapiteni i Italisë në të ardhmen. Jam i sigurt për këtë. Shpresoj të jem me të në Kupën e Botës 2018.” Buffon do të shkojë në Rusi në moshën 40 vjeçare. “Kur kujtoj të shkuarën time dhe debutimin tim në Seria A, kuptoj se sa kam ecur. Kujt do t’i kishte shkuar në mendje se do të arrija deri këtu? Fizikisht jam në formë më të mirë se në vitet e kaluara, por ndryshimi është mendja. Motivimi më mban në këtë nivel.”

 

Më shumë nga Futboll