Kampionatet në Europë

Buffon e mbyll si rekordmen në Europë, ja kush ka më shumë ndeshje me kombëtaren

Gianluigi Buffon luajti mbrëmë ndeshjen e tij të 175-të dhe të fundit me kombëtaren e Italisë, duke e mbyllur karrierën si axurr i përlotur, sepse nuk shkoi dot në Botërorin e gjashtë, si askush tjetër më parë, ngaqë u eliminua nga Suedia. Një fund i parakohshëm dhe i pamerituar i një karriere të shkëlqyer ndërkombëtare, si kjo e Buffon. Në nder të tij, ne po i shohim dhjetë futbollistët europianë, me më shumë paraqitje ndërkombëtare. Ndërkohë, kujtojmë se rekordin botëror të paraqitjeve me kombëtaren e mban Ahmed Hassan (Egjipt), me 184 ndeshje.

Gianluigi Buffon: Një legjendë e Italisë
Me 175 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, Buffon vendosi një rekord të ri më të mirë. Në mars, kundër Shqipërisë, ai zhvilloi ndeshjen e tij të 1000-të profesionale dhe të 168-n me kombëtaren. Kjo arritje bëri që të tejkalojë rekordin kombëtar të Dino Zoff, me 111 ndeshje në vitin 2011. “Kur e bëra debutimin tim me Italinë, në vitin 1997, arritja e këtij totali ndeshjesh ishte vetëm një ëndërr për mua”, – tha portieri juventin në atë kohë. Buffoni ngriti Kupën e Botës në vitin 2006 me axurrët.

1. Iker Casillas (Spanjë) – 167 ndeshje
Ish-portieri i Real Madridit, që ende është duke u ushtruar me Porton, Iker Casillas, e ka bërë të qartë se sa e veçantë është të luante për Spanjën. “Përgjegjësia, krenaria, kënaqësia, lumturia, angazhimi, respekti për ata që më kanë paraprirë, një pafundësi fjalësh, duke bërë gjithçka për tifozët spanjollë”, – ka thënë ai. Me David De Gean e vendosur si zgjedhje e parë në portën e “La Roja”, megjithatë, Casillas nuk ka qenë në gjendje të shtojë numrin e 167-të ndeshjeve, që fiksoi qershorin e kaluar.

2. Vitaliy Astafjevs (Letoni) – 166 ndeshje
“Unë e dua futbollin dhe e kam dashur gjithmonë”, – ka thënë mesfushori i Letonisë, pasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare në moshën 39-vjeçare, në nëntor të vitit 2010. Astafjevs, lumturinë personale dhe profesionale thotë se e arriti kur përfaqësoi Letoninë në “Eeuro 2004”. “Ne kemi bërë realitet një mrekulli, – thoshte ai. – Kjo ishte lumturia e vërtetë.”

3. Martin Reim (Estoni) – 156 ndeshje
“Nuk ka asnjë mënyrë që unë të mund të luaj deri sa të vdes”, – ka thënë mesfushori Reim, ndërsa bëri paraqitjen e tij të lamtumirës, 38 vjeç, në vitin 2009, duke i dhënë fund një periudhe 17-vjeçare me ekipin kombëtar. Përveç një eksperience të shkurtër me “KooTeePee” të Finlandës dhe Flora Tallinn, ky futbollist e kaloi të gjithë karrierën në atdheun e tij.

4. Lothar Matthäus (Gjermani / Gjermani Perëndimore) – 150 ndeshje
Një fitues i Kampionatit Europian të UEFA-s në vitin 1980 dhe fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, ish-mesfushori i spikatur luajti dhe fitoi në dy epoka të futbollit gjerman. Diego Maradona ka thënë për të: “Ai është rivali më i mirë që kam përballuar ndonjëherë. Mendoj se është e gjitha që duhet të dini”.

5. Sergio Ramos (Spanjë) – 148 ndeshje*
Europiani më i ri që arrin 100 ndeshje me kombëtaren, në moshën 26-vjeçare, në mars 2013. Sergio Ramos me siguri ka kohë për ta thelluar më shumë këtë rekord, teksa ka në “plamaresin” e vet me dy Kampionate Europiane dhe një titull të Kupës së Botës të fituar tashmë.

6. Cristiano Ronaldo (Portugali) – 147 ndeshje*
Nuk do të kishte një “top-10” pa Ronaldon, apo jo? Tani është 32-vjeç, por ka 14 vite, që kur Ronaldo bëri debutimin e tij të lartë ndërkombëtar, përpara “Euro 2004”, duke ndihmuar mikpritësit portugezë të këtij turneu të renditeshin në vendin e dytë. Në verën e vitit të kaluar mori medaljen e fituesit të Europianit në Francë. Kuota e 79 golave me kombëtaren do të thotë se ai është i dyti në mesin e golashënuesve më të mirë të Europës, për të gjitha kohërat.

7. Robbie Keane (Republika e Irlandës) – 146 ndeshje
Keane e dha lamtumirën e futbollit ndërkombëtar në gusht 2016, duke shënuar 68 gola dhe duke regjistruar mbi 18 vite përfaqësim me ekipin kombëtar të Irlandës. Vetëm Ferenc Puskás, Ronaldo, Sándor Kocsis dhe Miroslav Klose kanë arritur më shumë.

8. Anatolij Tymoshchuk (Ukrainë) – 144 ndeshje
“Euro 2016” ishte fundi i karrierës në nivel ndërkombëtar për Tymoshchuk, i cili rrumbullakosi 100 ndeshje me kombëtaren e tij në vitin 2010. Në vitin 2011, mesfushori në fjalë u votua si lojtari më i mirë i Ukrainës, pas pavarësisë.

9. Anders Svensson (Suedi) – 143 ndeshje
Mesfushori dhe specialisti i goditjes së lirë e mbylli karrierën e tij ndërkombëtare në nëntor të vitit 2013, duke vënë në dukje: “Është koha për mua që të tërhiqem dhe të krijoj vend për lojtarët më të rinj”. “Taco-Anders”, me nofkën pas ushqimit të tij të preferuar, ka luajtur në dy Kupa të Botës dhe dy Kampionate Europiane.

10. Thomas Ravelli (Suedi) – 143 ndeshje
Portieri me shikimin dallues lulëzoi në stadin më të madh. “Kur më duhej të luaja me thikë në fyt, atëherë luaja ndeshjet më të mira, – ka thënë ai. – E kisha të nevojshme këtë presion.”

* Ende pa dalë në pension nga futbolli ndërkombëtar

Më shumë nga Kampionatet në Europë