La Liga

Buffon: Futbolli i Spanjës do të vërshëllehej në Itali

Kombëtarja e Italisë është vërshëllyer nga tifozët e saj gjatë ndeshjes së luajtur të martën kundër Izraelit dhe kapiteni i “axurrëve”, Gianluigi Buffon, ka pasur një mesazh për tifozët. Publiku italian ka qenë i pakënaqur me lojën zhgënjyese të treguar nga Italia në humbjen 3-0 të pësuar kundër Spanjës dhe me fitoren e ngushtë 1-0 të marrë kundër Izraelit.

“Na kanë vërshëllyer në ato momente kur ne nuk po arrinim të cacnim mbrojtjen e tyre, por kjo është pjesë e mentalitetit tonë”, ka thënë Buffon. “Kur Spanja bën 100 pasime të gjithë duartrokasin, por në Itali do të vërshëllenin. Askujt nuk i intereson zotërimi i topit në Itali dhe tifozët na e kanë bërë gjithçka më të vështirë në disa momente”.

Më shumë nga La Liga