Seria A

Buffon: Këta janë më të mirët me të cilët jam përballur

Një “legjendë e gjallë”. Ky është Gianluigi Buffon për amerikanët e Copa90, kanali i YoutTube mbi futbollin, që ka publikuar një intervistë të bërë me kapitenin e Juventus. “Është e pazakontë të gjesh një lojtar që bashkon një hark kohor prej 40 vitesh, – ka thënë portieri italian. – Kam filluar të luajë me lojtarë të lindiur në vitet ’60 dhe do ta mbyll me ata të lindur në vitet Dymijë. Është një kohë shumë e madhe, një gjë që më bën të ndihem krenar sepse futbolli ka ndryshuar shumë gjatë kësaj kohe dhe është bërë më i vështirë. Pavarësisht nga kjo, kam arritur të kem një rol si protagonist dhe kjo është shumë e bukur”.

“TOP 5” – Nuk e ka patur të lehtë të zgjedhë 5 futbollistët më të mirë me të cilët është përballur ose ka luajtur. Për këtë arsye, Buffon ka bërë dy lista: një ndërkombëtare dhe një italiane. “Jam mik i mbrojtësve sepse më mbrojnë dhe ‘urrej’ sulmuesit. Ata më të fortët me të cilët jam përballur dhe kam luajtur janë: Ronaldo, Messi, Cristiano Ronaaldo dhe Zidane. Këta do të luanin në çdo ekip. Më pas, dhe po flas për shokët e skuadrës, kam patur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me mbrojtësit: nga Thuram te Cannavaro, më pas Chiellini, Barzagli, Bonuçi dhe tani Rugani. Por edhe Ferrara. Sipas mendimit tim, këta janë lojtarë që kanë shkruar faqet më të rëndësishme të futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar”.

“Mes italianëve, si talente të pastër, zgjedh Pirlo, Totti, Del Piero dhe një talent i jashtëzakonshëm si Roberto Baggio. Për të plotësuar top 5 e italianëve zgjedh edhe Maldini-n. Mborjtësi më i mirë me të cilin kam luajtur? E vështirë të zgjedhësh kur ke patur fatin të luash me njerëz, si Cannavaro, Thuram, Nesta, Materazzi, Barzagli, Chiellini, Bonuçi, Ferrara, Montero… E pamundur të zgjedh njërin. Mund të zgjedh njërin në bazë të miqësisë, por jo në bazë të aftësive. Është shumë e vështirë”.

Më shumë nga Seria A