Champions League

Buffon ndryshon mendje: Barcelona, kundërshtari më i keq…

Rekord i ri i arritur prej tij gjatë ndeshjes Sampdoria-Juventus nuk është e mjaftueshme për Gianluigi Buffon,

Rekord i ri i arritur prej tij gjatë ndeshjes Sampdoria-Juventus nuk është e mjaftueshme për Gianluigi Buffon, që tashmë është në kërkim të objektivave të ardhshëm për t’i arritur. POrtieri bardhezi shmangu Leicester, sikurse dëshironte, nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por shorti e ka vënë kundër një kundërshtari të frikshëm. Juventusi do të duhet të luftojë kundër Barcelonës. I pyetur mbi këtë fakt, Buffon nënvizoi:

“Ballafaqimi i dyfishtë me Barcelonën është gjëja më e keqe e mundshme. Do të jetë shumë e vështirë për t’i kapërcyer me sukses katalanasit. Natyrisht, do të jetë diçka e mirë për të luftuar dhe përpjekur të bëjmë diçka të bujshme, ndaj një kundërshtari të madh. Gjithsekush motivohet maksimalisht dhe mund të tregojë veten në këto nivele, në të tilla sfida.”

Buffon nuk ka një datë tërheqjeje nga futbolli. E vetmja gjë, që mund ta bindë atë, që “t’i varë dorezat në gozhdë”, është fitimi i Champions-it: “Për vite pyes veten se çfarë më shtyn mua për të luajtur. Eshtë pikërisht kjo betejë, Champions-i. Fitimi i këtij trofeu përbën një nga motivimet e brendshme më të forta për mua. Nëse do ta kisha fituar Ligën e Kampionëve, ndoshta do të nxitoja për t’u tërhequr”.

Më shumë nga Champions League