Connect with us

Bundesliga

Buffon: Neuer është ‘grandissimo’, acarohem kur …

Nëse flet për futboll, mjafton të përmendësh emra si Pele, Ronaldo, Lionel Messi apo Zinedine Zidane, por nëse flet posaçërisht për portën, një emër del e tepron: Gianluigi Buffon. Italiani është legjenda e padiskutueshme e këtij roli kaq autentik në sport, por gjithnjë gjen mënyrën më fine dhe fisnike për ta “pasuar” madhështinë e tij te dikush tjetër, shpesh i konsideruar si pasardhësi i tij. Ky është Manuel Neuer, të cilin 39-vjeçari prej kohësh e quan “numri 1”. Dhe mishi juaj thërrmohet …

Në një intervistë të fundit për revistën “Kicker”, Buffon u shpreh shumë entuziast për portierin e Bayern-it. “Grandissimo, thjesht madhështor, fizikisht shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete. U jep shokëve të skuadrës qetësi me rrezatimin që e karakterizon, është i fortë me topin në këmbë dhe bën pritje të pamundura. Ai po përcakton një epokë dhe në kategorinë e portierëve modernë është standardi i gjithçkaje”, – tha kapiteni i Juventusit. Sinqeritet i kulluar!

Buffon shpjegoi se acarohet kur për portierët merret si kriter aftësia e tyre për të luajtur me këmbë. “Këtë e marr si mungesë respekti për rolin e portierit, sepse rrëzon një logjikë ekzistuese e cila do të qëndrojë gjithmonë. Mbi të gjitha, portieri duhet të presë, të dalë nga porta, të kërkojë kuturu, të hidhet, të ndërhyjë, pastaj mund t’i analizosh lojën me këmbë”, – u shpreh numri 1 i Italisë, i cili më 24 mars do të përballet me Shqipërinë për Eliminatoret e Botërorit 2018.

 

Më shumë nga Bundesliga