Kampionatet në Europë

Buffon shkund Juventusin, fjalim në mes të tensionit të lartë…

Juventusi, pas humbjes në shtëpi kundër Napolit, i “lëpin plagët” e tij. Për shkak të një dëmtimi të “biceps femoris” të gjurit të majtë, sezoni i Giorgio Chiellini do të konsiderohet i përfunduar.
Një lajm i keq për Massimiliano Allegri, edhe më shumë duke marrë parasysh rëndësinë e gjithanshme të mbrojtësit toskan.

Këtu, duke u mbështetur në guxim, trajneri livornez do të duhet të vendosë se kush do të luajë; Daniele Rugani apo Andrea Barzagli, pa e nënvlerësuar hipotezën, që do ta shihte Benedikt Howedes në një plan të qëndrueshëm. E sigurtë është që “Zonja e Vjetër” do të përjetojë një moment të vështirë në këtë fund sezoni.

Një pikë e vetme avantazh mbi ekipin napolitan nuk është asgjë, në mes të finales së Kupës së Italisë, që do të luhet në Romë, të mërkurën e 9 majit, kundër Milanit. Me pak fjalë, “Madama” do të luajë gjithçka në pesë ndeshje. Për më tepër, ka disa disponime të këqija. Dhe nuk mund të ishte ndryshe.

Në fund të humbjes me Napolin, Gianluigi Buffon e ka ngritur fort zërin në dhomat e zhveshjes. Kapiteni i Juventusit, i fundit që u kthye nga fusha, pasi përshëndeti kundërshtarët, ka mbajtur një fjalim motivues, duke inkurajuar krenarinë e grupit. Dhe ka nga ata, që i pranuan kritikat, si Medhi Benatia.

Ndoshta sepse ishte i përfshirë në dinamikën e golit të ndeshjes, të realizuar me kokë nga Kalidou Koulibaly. Rezultati? Bardhezinjtë janë të mbingarkuar dhe, mbi të gjitha, shumë zhgënjim nga paraqitja e lojtarëve të stolit. Marrëdhënia mes Max Allegrit dhe lojtarëve duket ende solide, prandaj mendimi për një divorc të afërt nuk do të ishte i saktë.

Natyrisht, pas katër vitesh udhëtimi së bashku, ndjenja është se palët dëshirojnë të analizojnë gjithçka në mënyrë të përpiktë. Afati aktual: 2020. Hipoteza e huaj, në valsin e madh të stolave, mund të përfshijë edhe ish-trajnerin e Milanit. Megjithatë, deri më tani, ka më shumë zhurmë se çdo gjë tjetër.

Juventusi, natyrisht, është duke u përgatitur për ta ndryshuar patjetër “lëkurën”. Në fakt, disa lojtarë janë me valixhe në dorë. Dorezat e Buffon pritet të varen në gozhdë, Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah do t’i përshëndesin bardhezinjtë në fund të sezonit si transferime të lira, Claudio Marchisio mund të provojë një aventurë në SHBA, ndërsa Mario Mandzukic mund ta lërë kryeqytetin e Piemonte.  Këtë pasdite, ndërkohë, Juventusi do të kthehet në “Vinovo”, për të përgatitur transfertën me Interin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë