Ligue 1

Buffon lajmëron lamtumirën nga Juventus, gjigantët e Europës i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare

Gianluigi Buffon raportohet të jetë në bisedime të avancuara me PSG, që, sipas mediave franceze, i ka ofruar italianit një kontratë 2-vjeçare.

Portieri legjendar i Italisë pritet të largohet nga Juventus në fund të sezonit, pas 17 viteve të mbushura me trofe.

Dhe sipas raporteve të shtypit francez si le Parisien dhe Canal+, 40-vjeçari është duke biseduar me kampionët e Ligue 1 për një transferim të mundshëm.

Ashtu si PSG, edhe Liverpool thuhet të jetë interesuar për firmën  Buffon.

Portieri do të luajë ndeshjen e fundit të karrierës me Juventus gjatë fundjavës në Allianz Stadium. Ai do të ketë shansin t’i thotë lamtumirë tifozëve të tij që e kanë mbështetur gjithmonë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1