Connect with us

Futboll

Buffon: “Tërbohem kur thonë se Ancelotti është trajner simpatik”

Legjendar, unik, i pari. Kurrë asnjë italian nuk ia kishte dalë që të merrte për vete faqen e parë të “Kicker”, gazët historike gjermane e themeluar që në vitin 1920. Për të thënë të vërtetën më parë ia dolën Giovanni Trapattoni, Luca Toni dhe Carlo Ancelotti, por që të tre gjatë kohës kur ishin nën kontratë me Bayern Munich. Dhe pikërisht në lidhje me italianin më të fundit që e ka paraprirë në faqen e parë të “Kicker”, portieri legjendë ende aktiv dhe triumfues, Gianluigi Buffon, që është absolutisht i pari në 100 vjet histori, nuk mund të mos fliste ndër të tjerat edhe për vlerat e pamohueshme të Ancelottit.

L'intervista di Buffon su Kicker

Çdo sukses i tiji më bën të lumtur. Nervozohem shumë kur e reduktojnë thjeshtë në një trajner simpatik. Është, por në të vërtetë është edhe shumë më shumë. Ka fituar me dhjetra trofe mes Champions League, kampionate dhe kompeticione të tjera. Është një trajner i jashtëzakonshëm, gjë që shpesh herë harrohet, deklaroi ndër të tjera portieri i Juventusit dhe përfaqësueses së Italisë, Buffon.

Më shumë nga Futboll