Seria A

Buffon thumbon Inter: Nuk i vlerësoj ata që shpikin gjëra

Një muaj pas Juventus-Inter, Buffon është kthyer të flasë për polemikat e krijuara nga zikaltrit për vendimet e arbitrit. Portieri bardhezi ka qenë i drejtpërdrejtë: “Disa intervistë më kanë rrëqethur. Nuk mund të flasësh për gjëra që nuk kanë ekzistuar, duhet të kthehesh në shtëpi dhe të përmirësohesh. Nëse krijon një çështje dhe fillon të qash, gabon dhe unë nuk mund të të vlerësoj si kundërshtar”. Këto kanë qenë fjalët e Buffon në lidhje me derbin e Italisë, por nuk ka mbaruar me kaq: “Shpesh më është dukur se mediat donin të krijonin pakënaqësi dhe polemika me pyetjet e tyre. Në këtë rast nuk ka ndodhur kjo, në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Shtypi ka bërë një punë të mirë për të ulur tonet dhe ne që jemi protagonistët e këtij sporti duhet të pyesim veten”, ka shtuar Buffon.

https://www.youtube.com/watch?v=VLe519oBJlc&t=18s

“Duhet ta bëjmë këtë sepse kam parë disa intervista që më kanë rrëqethur mishin, ku është folur për gjëra që nuk kanë ndodhur. Unë mund t’i kuptoj polemikat për gjëra të vërteta, por jo për ato të shpikura. Në këto raste është më mirë të heshtësh, të kthehesh në shtëpi dhe të përmirësohesh. Nëse më pas synon të justifikohesh me gjëra që nuk kanë ndodhur kjo do të thotë se nuk ke kuptuar asgjë dhe se po zgjedh rrugën e gabuar. nëse është kështu unë nuk mund të kem respekt për ty”. Pasi është mbyllur kapitulli Inter, kapiteni i Juventus ka folur për mundësinë e realizimit të “Tripletës”: “Duhet synojmë gjithmonë fitoren sepse jemi Juventus, por duhet të qëndrojmë edhe me këmbë në tokë”.

https://www.youtube.com/watch?v=bCUwOidtigY

Juventus, pas eliminimit të Napoli-t, është skuadra e vetme italiane akoma në garë në Champions: “E them me sinqeritet, dje kam qenë tifoz i Napoli-t. Është një skuadër që e vlerësoj shumë, ka një trajner të aftë dhe zhvillon një futboll të bukur. Ka qenë bukur të shikosh një skuadër që, edhe pse në aspektin individual nuk ka vlerën e Real Madrid, ka arritur të luajë si e barabartë për 55 minuta. Real ka fituar falë episodeve”, ka thënë Buffon.

Më shumë nga Seria A