Seria A

Buffon zbulon: Është dhurata më e bukur që më ka bërë jeta

Gianluigi Buffon, portieri i Juventus, është kthyer të flasë me rastin e një evenimenti të zhvilluar në Torino: “Ditët pas Madridit? Kam bërë shumë shtitje. Këtë javë kam përjetuar emocione të forta dhe të bukura. Adrenalinë e pastër. Dhe unë jetoj për këtë”.

Në lidhje me tërheqjen nga futbolli: “Vendimet që marrin tregojnë se kush jemi dhe na ndihmojmë të bëhemi ata që duam. Me virtytet dhe të metat tona, edhe duke ekzagjeruar. Kështu ndodh që ndonjëherë të gabosh. Kjo do të thotë të jetosh dhe është për këtë arsye që kam ardhur në jetë”.

Në lidhje me Donnaruma-n dhe kombëtaren: “I kam dërguar një mesazh për t’i bërë komplimentet për pritjen që bëri ndaj Milik. Italia? Të jem kapiten i kombëtares është dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”.

Më shumë nga Seria A