Seria A

Buffon zgjedh Inter dhe Roma, por zbulon: Isha i bindur se do të ndodhte

Pasi ka hedhur pas krahëve eksperiencën me Juventus-in dhe Italianë, Gigi Buffon, do të nisë një aventurë të re me Paris Saint-Germain.

“Kam dhënë gjithçka kisha. Tani i lë vend të rinjve, që duhet të mësohen të marrin përgjegjësitë e tyre”, ka thënë portieri italian.

“Napoli? Ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe mendoja se do ta fitonte kampionatin. Fatmirësisht, falë forcës sonë psikologjike, kemi arritur të fitojmë”.

Ndërkohë, sipas Buffon, Napoli i Carlo Ancelotti-t nuk do të jetë ekipi i vetëm që do të luftojë me kampionët e Italisë. “Inter po bën blerje të goditura, që mund të ndryshojnë fytyrën e një ekipi dhe ta bëjnë më protagonist”.

“Roma më ka pëlqyer shumë vitin e kaluar, veçanërisht Di Francesco me mesazhet e tij, duke mos kërkuar kurrë justifikime. Një ndryshim i mentalitetit, për të cilin kishin nevojë verdhekuqtë”, ka përfunduar Buffon.

Më shumë nga Seria A