Bundesliga

Bundesliga / Dortmund nuk shkon përtej barazimit…

Borussia Dortmund nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 kundër Augsburg në “Signal Iduna Park”, gjatë një ndeshje ku e gjeti veten edhe në disavantazh. Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë pasi ish-futbollisti i Borussia, Ji Dong Won, mori hak nga klubi që e largoi, duke shënuar me portën e boshatisur pasi më parë topi ishte pritur, por jo bllokuar nga portieri Roman Wiedenfeller.

Ousmane Dembele pulled his side level with a 

Dortmund arriti të barazoi kur nisi pjesa e dytë me Shinji Kagawa që “vallëzoi” mes mbrojtjes mike dhe i dha mundësinë talentit francez Ousmane Dembele të shënonte golin e barazimit. Vendasit kërkuan me ngulm fitoren, të mbështetur edhe nga tifozët e jashtëzakonshëm të quajtur “muri i verdhë”, por bavarezët arritën të marrin një pikë me shumë vlera.

Dong-Won Ji breaks the deadlock in the tie after following up his rebounded effort

Dortmund renditet në vendin e katër me 27 pikë, nëntë pikë larg nga dyshja kryesuese Bayern-Leipzig që do të luajnë me njeri-tjetrin, të mërkurën në mbrëmje. Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Hamburger SV fitoi 2-1 ndaj Schalke, Frankfurt mposhti Mainz me rezultatin 3-0, ndërsa Wolfsburg fitoi në fushën e Monchengladgach.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga