Bundesliga

“Bundesliga është një kampionat i mërzitshëm”

Ilkay Gundogan ka kritikuar futbollin gjerman. Ish-lojtari i Dortmund, aktualisht te Manchester City, ka thënë për “Blick”: “Në ndeshjet e Bundesliga-s nuk ndodh pothuajse asgjë. Pjesa më e madhe skuadrave kërkojnë të shmangin gabimet në vend që të sulmojnë”, ka thënë Gundogan.

“Bayern është thjesht Bayern. Luajnë në nivele të larta prej dhjetëra vitesh dhe do të jetë e vështirë për skuadrat e tjera ta kalojnë në vitet e ardhshme. Paratë? Një gjë është të kesh fuqi ekonomike, një gjë tjetër është t’ë investosh në mënyrën e duhur. Dhe Bayern Munich ka bërë investime të zgjuara vetëm në vitet e fundit. City? Në Premier League ka shumë skuadra të rëndësishme që mund të synojnë titullin, kampionati është i ekuilibruar”, ka përfunduar Gundogan.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga