Bundesliga

Bundesliga ka një tjetër thesar, për të duhen 100 mln euro

Bundesliga ka një tjetër thesar, për të duhen 100 mln euro

Emri i tij nuk është i zakonshëm, ashtu si edhe aftësitë që ka. Dayot Upamecano, vetëm 18 vjeç, pritet të vendosë një rekord në Bundesligë në merkaton e verës së ardhshme.

Qendërmbrojtësi francez luan te RB Leipzig dhe me vetëm pak muaj në Bundesligë ka treguar se është një ndër lojtarët më premtues të futbollit evropian. “Jam më i mirë se në shkurt, kur debutova. Kam fituar besim. Dua që një ditë të lexoj se jam qendërmbrojtësi numër 1 në botë”, – shprehet talenti për revistën “Sport Bild”.

Nuk është më sekret që Upamecano kërkohet nga Barcelona. Kjo është shkruar prej kohësh. Problemi me këtë lojtar është klauzola e tij e largimit. Sipas “Football Leaks”, shifra është 100 milionë euro. “Interesi i Barcelonës më nderon, sigurisht, por për momentin e kam mendjen vetëm te skuadra ime. Duhet të punoj fort për të arritur synimet e radhës”, – thekson djaloshi.

Gushtin e kaluar, Ousmane Dembélé la Bundesligën për t’u transferuar në “Camp Nou”. Upamecano ndoshta do të ndjekë rrugën e bashkëkombësit të tij, por RB Leipzg vështirë se do të heqë dorë prej tij. Ndoshta klauzola e largimit ka ndonjë kleçkë tjetër (varet se kur aktivizohet), kështu që ende nuk mund të arrijmë në përfundime.

Më shumë nga Bundesliga