Europa League

Burgoset tifozi me fëmijë në krah që sulmoi lojtarët e Lyon

Tifozi i Everton është burgosur për tetë javë pasi sulmoi lojtarët kundërshtarë teksa mbante në krahë edhe një fëmijë.

Michael Fitzpatrick ishte duke mbajtur fëmijën e tij vetëm trevjeçar me njërin krah dhe u mundua të godiste lojtarët e Lyon me krahun tjetër gjatë përballjes së dy ekipeve në fazën e grupeve të Euripa League tetorin ekaluar.

Pamjet e incidentit bënë xhiron e botës teksa Fitzpatrick është filmuar bashkë me tifozë të tjerë që godisnin me grushte lojtarët që e të dyja palëve që po ziheshin me njëri tjetrin.

30-vjeçari, nga Prescot, më pas u shpreh se ndihej i turpëruar për gjestin e tij.

Ai tani është dënuar për tetë javë. Gjithashtu iu dha një pezullim 6-vjeçar nga ndeshjet e futbollit.

Më shumë nga Europa League