Connect with us

Kombëtarja

Burim Kukeli i bashkohet Tramezzanit, transferohet te FC Sion

Ndërkombëtari shqiptar, Burim Kukeli, ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2019 me FC Sion. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka lënë kësisoji FC Zurich, ku ka luajtur pesë sezonet e fundit. I trajnuar te FC Solothurn, lojtari në fjalë bëri debutimin e tij në Superligën e Zvicrës në vitin 2008 me FC Luzern. Ai ka luajtur 115 herë për skuadrën e Zvicrës qendrore, para se të lëvizë për te FC Zurich në vitin 2012. Me ekipin nga Letzigrund ai fitoi Kupën Zvicerane në vitin 2016 dhe më pas mori pjesë sezonin e kaluar në fazën e grupeve të “Europa League”.

Burim Kukeli, me mbi 100 ndeshje të luajtura te FCZ, është një lojtar i gjithanshëm dhe me përvojë, që mund të luajë në të gjitha pozicionet mbrojtëse. Ai ka luajtur edhe 23 herë për ekipin kombëtar shqiptar dhe ka marrë pjesë në “Euro 2016”, së bashku me Ermir Lenjanin, që u vu nën urdhërat e Paolo Tramezzanit më herët, merkaton e kësaj vere.

Më shumë nga Kombëtarja