Merkato

Ekipi i rënë nga Premier League mund të marrë 30 mln euro…

Burnley ka nisur sulmin për dy lojtarët e West Brom, Jay Rodriguez dhe Craig Dawson.

Clarets duan të përforcojnë sa më shumë ekipin pas një sezoni fantastik në Premier League ku siguruan Europa League e cila fillon muajin e ardhshëm.

Ndërkohë WBA pas rënies nga kategoria duhet të shesë lojtarë me Jonny Evans që është i parë që është larguar për te Leicester City.

Salomon Rondon gjithashtu mund të largohet për 20 mln euro te Newcastle.

Tani sipas Mirror, trajneri i Burnely Sean Dyche kërkon të arrijë marrëveshjen e dyfishtë për Rodriguez dhe Dawson.

Trajneri i WBA do të mundohet të mbajë yjet e skuadrës, por do të jetë një mision i pamundur.

Të paktën Dawson dhe Rodriguez do të ishin shumë të lumtur të largoheshin për te Burnley, ku do të kishin mundësinë të luanin në Europë.

Më shumë nga Merkato