Connect with us

Bundesliga

Burussia Dortmund: “100 milionë janë pak për Dembele!”

Sulmuesi Ousmane Dembélé, futbollist i Borussia Dortmund, është një prej objektivave kryesorë të FC Barcelona për këtë merkato vere, por pretendimet e larta ekonomike të klubit gjerman, janë deri tani pengesa për realizimin e këtij transaksioni të rëndësishëm. Sekretari teknik i klubit blaugrana e ndjek Dembele që nga kohët kur ai aktivizohej te Rennes, duke e konsideruar futbollistin të aftë për të prishur balancat e çdo rivali, ideal për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga Neymar.

Gjithsesi, nëse Barça dëshiron të nënshkruajë me Dembele, duhet të kruajë xhepat, për më tepër nëse marrim në konsideratë deklaratën e fundit të dhënë nga drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, i cili pas ndeshjes që verdhezinjtë zhvilluan mbrëmë ndaj Bayern Munich, për Superkupën e Gjermanisë, u shpreh: “Aq nuk do të ishin mjaftueshëm”, duke iu referuar ofertës potenciale të Barcelonës në shumën prej 100 milionë euro. “Më kujtohet Kevin de Bruyne që ishte transferimi më i shtrenjtë në Bundesligë, por kur e vlerëson vite më pas, nuk ishte transferimi më i mirë, pasi Wolfsburg humbi shumë cilësi” deklaroi drejtori ekzekutivi i Borussia Dortmund.

Më shumë nga Bundesliga